Ish gazetari dhe tani anëtari i ri në radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri reagon një ditë më vonë pas inkuadrimit të tij në këtë subjekt politik dhe për urimet dhe kritikat që i kanë ardhur në emër të tij nga miqtë dhe dashamirë të tij, njofton InfoShqip.com.
”Te nderuar,
Shume urime dhe lavdata arriten pas publikimit te lajmit se do te jem pjese e LSDM-se, kuptohet nuk munguan as kritikat dhe mendimet ndryshe mbi kete vendim timin. Çdonjera prej tyre per mua ishte dhe do te jete e veçant, do te jene obligim plus mbi punen dhe angazhimin tim ne politik.
Urimet dhe lavdatat per te arsyetuar besimin dhe perkrahjen e secilit nga Ju, kritikat dhe ofendimet ne adresë time per te deshmuar me vepra se te gjitha ata nuk mbajne. Do te jene nxitje dhe sfide edhe me e madhe per mua ne punen dhe angazhimin tim te perditshem.
Eshte koha secili nga ne te mar pergjgjegjesi dhe te kontriboj per te luftuar te keqen. Secili ne menyren ne te cilen mendon se mund ta beje kete.
Do te vazhdoj te jem zeri Juaj te nderuar , ashtu siç isha edhe gjate gjithe karieres sime si gazetar.
Qytetaret e Maqedonise pa dallim perkatesie etnike meritojne te frymojne lirshem, meritojne jete me te mire, meritojn NDRYSHIM!!!
Na prifte e mbara per nje Maqedoni me te mire per nje Maqedoni te barabart per te gjithe qytetaret e saj!!!!”,përfundon Zekiri!/InfoShqip.com/