Zekolli: Bilall Kasami figura më korrekte për lider të VLEN-it

Nëse Bilall Kasami do të zgjidhej lider i VLEN-it si parti do të ishte figurëa më korrekte, sepse me politikat e tij ka treguar qëndrueshmëri politike. Këto komente i bëri ish ambasadori Arsim Zekolli në Emisionin Klan Debat ku ka folur për aktualitetin politik në vend.

“Ne e kemi një Bilall Kasami i cili e meriton sepse ka qenë jashtzakonisht korrekt në aspekt të mos insistimit në poste në përfitime. Tërë kohën atij i cingëron telefoni për shërbime, por ai thotë jo për hir të koalicionit do të përmbahem, do të mbes perfekt i Tetovës”, tha Zekolli në Klan Maqedoni duke folur për zërat në opinion që kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, të zgjidhet kryetar i VLEN-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu