Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Vladimir Putin është i vetmi zyrtar rus me të cilin ai është i gatshëm të takohet dhe të diskutojë vetëm një çështje, atë të përfundimit të luftës.
Zelensky mori pjesë në një diskutim online mbrëmjen e së hënës 23 maj, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Presidenti ukrainas vuri në dukje se planifikimi i bisedimeve me Moskën po bëhet gjithnjë e më i vështirë, duke përmendur krimet e dyshuara të kryera nga ushtria ruse gjatë kësaj lufte.