Zënkë në seancën gjyqësore, 2000 euro gjobë për Bozhinovskin

Ai akuzoi gjykatësen, Lenka Davitovska, se mendon vetëm për të fituar sa më shumë para dhe e ka marrë tashmë vendimin.

Kjo ka bërë që Davitovska ta dënojë Bozhinovskin me 2 mijë euro gjobë për mosrespektim të gjyqit.

Por, gjoba nuk e ndali Bozhinovskin, i cili vazhdoi debatin duke thënë se jo 2000, por edhe me 610 mijë euro ta dënojnë nuk do ta ndalojnë të flasë për atë që mendon.

Bozhinovski akuzohet për spiunazh, shoqërim kriminal dhe shantazh në rastin “Spiuni”, por gjykohet në procedura të veçanta.

Gjykimi i sotëm zgjati pothuajse dy orë. Bozhinovski thotë se nuk ka asnjë provë që është spiun, as për cilat shërbime ka punuar, as çfarë dokumentesh sekrete posedon, aq më pak nuk është e dëshmuar se me cilët persona ka kontaktuar.

Të tre veprat për të cilat akuzohet, Bozhinovki i quan shpikje qeveritare, ndërsa për gjykatën tha se e konsideron si shoqatë kriminale dhe trupin gjykues si dorë e zgjatur e Nikolla Gruevskit.

Bozhinovski thotë se rasti “Spiuni” është në kompetencë të Prokurorisë Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu