Zeqiri: A e kuptuat tani pse Ziadin Sela dhe ne tjerët nuk shkuam me ata?

Arben Zeqiri zëdhënës i ASH-së ka shkruar lidhur me ngjarjet e fundit te ndodhura ne vend. Ne shkrimin e tij ai ka theksuar se pse Ziadin Sela dhe tjerët nuk shkuan me ‘ata’.

Në vazhdimi shkrimi i tij:

A e kuptuat se ku na ftonin ata? Ata na ftonin të shkojmë në koalicionin që lejon deshqiptarizimin e shtetit, që shfuqizon përkatësinë etnike dhe identitetin kombëtar, që justifikon paraprakisht shfuqizimin e ligjit për gjuhën shqipe, që nënçmon presidenten e Kosovës, që pengon shqipt

arët të festojnë festat kombëtare, që relativizon djegien e flamurit shqiptar, që ua dërgon inspektoratin nxënësve në shkolla fillore dhe që justifikon mohimin dhe ofendimin e UÇK-së, që relativizon djegien e pronës së shqiptarëve në Kumanovë.

Ata që u arsyetuan me luftën kundër krimit dhe korrupsionit na ftuan të shkojmë me ata që u japin tendere familjarëve të tyre, me ata që punësojnë familjarët e tyre, me ata që emërojnë në poste familjarët e tyre, me ata që për 5 muaj shpërdoruan qindra mijëra euro, ndërsa qindra shqiptarë i larguan nga vendet e tyre të punës vetëm pse janë shqiptarë dhe vetëm pse nuk janë familjarët e tyre.

Çfarë deshtëm ne?

Ne deshtëm të dalim vetë në zgjedhje, që pas zgjedhjeve të bëjmë bashkë shqiptarët dhe të kushtëzojmë partitë maqedonase për presidentin në Kuvend, për heqjen e 30% dhe për avancimin e shqiptarëve. E normalisht, kur me dinakërinë e tyre na pamundësuan edhe daljen vetë në zgjedhje, sepse në mënyrë qyqare u ndanë 2 muaj para zgjedhjeve, ne përsëri zgjodhëm të jemi pjesë e një Fronti që mbron shqiptarët dhe bashkësitë e tjera nga majorizimi, e që e dinte saktë se çfarë gatuajnë këta që sot janë në pushtet. Fatkeqësisht gjithçka që paralajmëruam dhe druanim ne doli e saktë, edhe ligësia e fituesit në bllokun maqedonas edhe servilizmi i atyre që ia mundësuan fituesit maqedonas një fitore aq të madhe, duke kandiduar për president, duke mos lejuar votën e shqiptarëve të jetë ndëshkuese dhe frenuese për politikat nacionaliste të padronëve të tyre.

Sot e kuptuat, kush paska pasur të drejtë!?” perfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu