Zeqirija Ibrahimi: Ja përse Talat Xhaferi nuk meriton të jetë kryetar i Kuvendit

Ibrahimi më tej gjatë emisionit ka numëruar edhe shkaqet tjera se përse Talat Xhaferi nuk është i përshtatshëm që të marrë atë post të rëndësishëm shtetëror. “Nuk meriton një kuadër i BDI-së që për 10 vite i ka shërbyer me kaq devotshmëri Nikolla Gruevskit sot ta marrë një post aq të lartë në shtet. Nëse këto janë reformat të cilat i patë paralajmëruar me aq pompozitet Zaevi dhe ai për shkak të numrave e arin të marrë edhe këso vendime, atëherë i bie që ne do të dalim shumë të zhgënjyer edhe prej atyre premtimeve që ai i ka dhënë”, tha Ibrahimi. Sipas tij vet Xhaferi është një kuadër i cili nuk mund të jetë përfaqësimi më i mirë as i shqiptarëve të Maqedonisë por as i qytetarëve tjerë. “ Ai e ka një të kaluar e cila lë shumë për të dëshiruar për një politikanë të suksesshëm. Ai është gjykuar me burg, me kusht për shkak se ka kërcënuar një person zyrtar me vdekje. Ai ka marrë vërejtje shumë serioze prej komisionit për anti-korrupsion për shkak se ka abuzuar me detyrën e tij të ministrit, dhe e gjithë kjo e bën atë që të merr shumicën e votave dhe të zgjidhet kryetar i Kuvendit, e bën një figurë e cila, së paku moralisht nuk dot ë duhej të ishte përfaqësues i gjithë qytetarëve, për shkak se i bie të jetë kryetar i Kuvendit të popullit.”, ka deklaruar Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu