Pas deklaratës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski ku ka kritikuar ashpër ridfinimin e shtetit, me një status në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe nën kryetari i “Lëvizjes Besa” Zeqirija Ibrahimi, ku ndër tjera ai shkruan:
“Nëse edhe Gruevski është kundër RIDEFINIMIT, kjo është shenjë se kah duhet t’ia mbajnë shqiptarët në këto zgjedhje.
Ndërkaq, që të mos ndodhë RIDEFINIMI, Gruevski e sheh shpëtimin e vetëm në BDI-në.
Skena po qartësohet dhe mjegulla po hiqet… Ata që duan ta shohin të vërtetën, ajo është tashmë në mejdan.
#joBDI-RIDEFINIM“, përfundon Zeqirija Ibrahimi në profilin e tij në Facebook. /InfoShqip.com