Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili ishte prezent në takimin me kryeministrin Edi Rama, tha se takimi me kryeministrin Edi Rama ishte detyrim kombëtar, ndërsa ky takim pati mesazhin se ata nuk pranojnë ftesa nga njerëz të inkriminuar dhe të dëmshëm për interest shqiptare në Maqedoni.
“Sot ishim në takim miqësor me Kryeministrin e R. Së Shqipërisë. E respektuam atë si përfaqësuesi më i lartë i Shtetit Shqiptar dhe ishim të respektuar nga ftesa e tij. Për neve takimi me ftesë zyrtare dhe në zyra të Kryeministrit është detyrim kombëtar dhe takimeve të tilla as nuk u ikim as nuk i mohojmë. Përveç kësaj, ky takim pati mesazhin se ne nuk pranojmë ftesë nga njerëz të inkriminuar dhe të dëmshëm për interesat shqiptare në Maqedoni, pra duke mos njohur autoritete të shpifura alla BDI, si dhe duke mos lejuar që ata që e nëpërkëmbën dinjitetin tonë, tash të ofrojnë kauza kombëtare. E nderuam konakun dhe të zotin e shpisë, sepse ai e meriton të nderohet dhe u dhamë mesazh të tjerëve se ata nuk mund të na përrallisin për interesa kombëtare. Don’t panic. BESA nuk e thyen BESËN”, ka shkruar nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi.