Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij në tubimin në Çairçankë premtoi një përkujdesje të madh për klubin futbollistik Shkupi.
“I nderuari futbollist Ertan. O e bëjmë klubin futbollistik Shkupi identitet të shqiptarit të Shkupit, o nuk kërkojmë më votë në Çair”, tha Ibrahimi.
Ai gjithashtu premtoi se të rinjve do të mundohen kushte që ata të merren me sport.
“I nderuari Seid e Hasip për juve të rinjve do të shpikim zgjidhje të patjetërsueshme që ju të merreni me sport dhe të mos e keni dert se në çfarë fushe i bëni stërvitjet dhe se kush i mbulon shpenzimet e juaja”, ka thënë Ibrahimi.
Faqja Zyrtare në Facebook:
Zeqirija Ibrahimi