Nuk kanë të ndalur problemet për gazetarët në Maqedoni dhe gafet e zëvëndëskryeministrit të Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, i cili cak të sulmeve i ka gazetarët që e zënë ngusht në konferenca për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para një viti, zëvëndëskryeministri Peshevski e sulmoi fizikisht gazetarin Sasho Ivanovski-Politiko i cili deri tani është sulmuar edhe nga funksionarë tjerë dhe gazetarë të pushtetit.
Në konferencën për shtyp të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë për ngritjen historike të Maqedonisë në listën ”Doing Business”, Vlladimir Peshevski nuk ka duruar në pyetje e gazetares dhe pas mbarimit të pyetjeve dhe përgjigjeve, ai i është ofruar gazetares dhe e ka pyetur: A e dinë në shpi se je prostitutë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Maktel.
Të pranishmit në konferencën për shtyp mbeten të shokuar nga ofendimi i zëvendëskryeministrit Peshevski, shkruan Maktel./Telegrafi/