Një martese 37 vjeçare e shëndetshme merr “krisjen e parë” për zgjedhjet presidenciale Amerikane.
Jackie dhe Bill Krachala kanë plot 37 vite të martuar dhe pohojnë që kanë ndarë mes njëri tjetrit çdo gjë, por jo votën për zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan dje.
Gruaja Jackie është një fanse e madhe e republikanit Donald Trump, duke pranuar se ai ka forcën e duhur për të kthyer Amerikën në madhështinë e saj.
Ndërsa bashkëshorti e sheh ndryshe. “Hillary Clinton është më e mira nga të dy”, tha Bill, duke shtuar se kjo e fundit “ka eksperiencë, çfarë është shumë e rëndësishme për një post të tillë”.
Por i pyetur nga gazetari i CNN-it, nëse ata do e duan njëri-tjetrin edhe pas rezultatit, përgjigjja erdhi njëzëri: dashuria jonë mund gjithçka./albeu