Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi thotë se janë shpallur zgjedhje të cilat janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe se për këtë e ka njoftuar edhe Ministrinë e drejtësisë.
“Si anëtar i KSHZ-së e kam njoftuar ministrinë e drejtësisë se në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka 5.28 për qind më tepër votues në krahasim me plus/minus 5 përqindëshin e lejuar me ligj në Njësitë zgjedhore. Kërkova të bëhen ndryshime të Kodit zgjedhor, që të nivelizohen njësitë zgjedhore. Ministria e drejtësisë, respektivisht Qeveria, deri tani nuk ka përgatitur ndryshime të tilla”, thotë Ibrahimi, për sdk.mk.
I pyetur nëse çështja e shpalljes së zgjedhjeve pa zgjidhjen e problemit të njësive zgjedhore është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe nëse kjo do të jetë bazë që dikush të mund të kontestojë zgjedhjet, Ibraimi ka deklaruar: “Kjo është fakt. Kurse më tutje gjithçka është e mundur…”.