Zgjedhjet në Maqedoni, Gjylymsere Kasapi: Pse vendosa të kandidoj për LSDM-në e Zoran Zaevit

Gjylymsere Kasapi është një ndër emrat shqiptarë që do garojnë në zgjedhjet e pritshme të 11 dhjetorit në Maqedoni, nën siglën e një partie maqedonase.

Ajo dhe Muhamed Zekiri, ky i fundit një gazetar i njohur, i janë bashkangjitur LSDM-së së Zoran Zaevit, që sipas parashikimeve e kanë të sigurt mandatin e deputetit. E ndërsa Muhamedi vjen nga bota e medias si një figurë me shumë reputacion, Gjylysmeja është një profesoreshë e njohur dhe po ashtu gëzon një prestigj në shoqërinë maqedonase, duke qenë gjithë këto vite e përfshirë në inisiativa me karakter politik e social.

Zgjedhjen e saj të fundit për të qenë krah Zaevit, si kandidate e partisë së tij në zgjedhje, ajo e shpjegon si rrjedhojë e natyrshme e vetëdijes së saj të pjekur politike në funksion të një shoqërie të shëndetshme ndëretnike.

Në një intervistë për tesheshi.com, znj. Gjylymsere sqaron praninë e saj në partinë më të madhe opozitare maqedonase…/tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu