Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, është në rrugën e duhur për të fituar një mandat të shtatë pesëvjeçar me 87.6% të votave, sipas një sondazhi të transmetuar në televizionin shtetëror.
Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka udhëhequr vendin që nga viti 1994.
Ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja deklaruan se këto zgjedhje nuk janë të drejta, shkruan Reuters.
Kjo pasi mediat e pavarura janë ndaluar dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës janë burgosur ose janë detyruar të ikin jashtë vendit.
Komisioni Zgjedhor njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 81.5%, në të cilat 6.9 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin.
Ndryshe, zgjedhjet vijnë pas protestave masive në 2020 që kërcënuan presidencën e Lukashenkos, pasi qeveritë perëndimore mbështetën pohimin e opozitës se ai falsifikoi rezultatet dhe vodhi fitoren nga kandidatja Sviatlana Tsikhanouskaya në zgjedhjet e atij viti.