Zgjidhet presidenti i ri i UEFA-s

Aleksander Ceferin është zgjedhur president i ri i UEFA-s. Kreu i Federatës Sllovene të Futbollit fitoi me 42 vota në Kongresin e zhvilluar në Athinë, 29 më shumë se rivali i tij, holandezi Michael van Praag.

Kështu, 48-vjeçari zë vendin e Michel Platinit, i cili u largua pasi u suspendua nga futbolli në vitin e kaluar.

“Është një nder i madh, por njëherësh edhe përgjegjësi e madhe. Ka shumë rëndësi për mua”.

“ Sllovenia ime e vogël dhe e bukur është krenare, ndërsa shpresoj që edhe ju të jeni një ditë krenarë me mua”, është shprehur në fjalën e tij.

Ceferin do ta drejtojë UEFA-n deri në vitin 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu