Zhbogar i dorëzon Ivanovit raportin e KE-së dhe i tregon se ç’duhet të bëjë Maqedonia nëse synon BE-në

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e ka pritur shefin Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, ambasadorin Samuel Zhbogar, i cili ia ka dorëzuar Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 dhe e ka informuar për vlerësimet kyçe të përfshira në Raportin, e përgatitur nga Komisioni Evropian.
Presidenti i Maqedonisë në takim ka theksuar në domosdoshmërinë për ndryshim të gjendjes status kuo, në kontekst të hapjes së negociatave inkuadruese për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Krizat e vazhdueshme politike në të cilat gjendet Republika e Maqedonisë në masë të madhe, janë meritë e gjendjes tejet të gjatë status kuo në integrimet. Konsideroj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë mundësi për dalje nga kriza, por vetëm në qoftë se pas zgjedhjeve zhbllokohen euro-integrimet. Çdo prolongim i mëtejshëm i këtij procesi seriozisht do të ndikojë në tempon e reformave, nivelit të kulturës politike në shtet dhe kulturën e dialogut dhe kompromiseve. Besoj se BE do ta korrigjojë qasjen e gabueshme të deritanishme ndaj Maqedonisë”, ka porositur presidenti Ivanov në takim.

Ivanov dhe Zhbogar kanë këmbyer mendime edhe për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë, për të cilët janë dakorduar se është e rëndësishme që procesi parazgjedhor dhe zgjedhor të kalojnë në atmosferë korrekte, demokratike dhe konstruktive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu