Ziadin Sela është i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme

Lideri i ASh-së – Fronti Europian, Ziadin Sela ka deklaruar se mendon se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Duke kritikuar Arben Taravarin për funksionin e tij si ministër i Shëndetësisë dhe qeverisjen e VLEN-it dhe përmendur rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe, Sela tha se janë dëshmi të mjaftuara se duhet të ketë zgjedhje.

“Çfarë është dallimi tani? Është vetëm një – servilitetin i Arben Taravarit ndaj çdokujt që flet në gjuhën maqedonase. Dhe qyqaria në atë paraqitje ku bëhet fjalë për foshnje, që ka humbur jetën dhe pastaj mundohet ta heq përgjegjësinë nga vetja e vetë. Me fjalë të tjera – le të shohin ëndrra me mbret, se këta do të vazhdojnë, se do të qeverisin dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje të parakohshme unë mendoj se do të ketë”, tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu