Ziadin Sela: Maqedonia të bëhet me një njësi zgjedhore

Ziadin Sela nga Lëvizja për reforma në PDSH vlerëson se Maqedonia më e drejtë do të ishte që të jetë një njësi zgjedhore dhe të gjitha mandatet në mënyrë proporcionale t`i ndahen partive që kanë fituar më shumë vota, transmeton T.S.
“Tani kur janë aktuale ndryshimet në ligjin për zgjedhje, duhet menduar për t`u ndryshuar modeli zgjedhor dhe të ndërpriten njësitë zgjedhore, gjegjësisht të këtë një njësi zgjedhore. Vetëm në këtë mënyrë pesha e votës në Tetovë, Manastir, Strumicë dhe në Strugë do të ishte e njëjtë. Popullit në Maqedoni i duhet lirshëm që të zgjedh. Për këtë arsye duhet vendosur modeli proporcional me listat e hapura, kështu që qytetarët të kanë mundësi që lirshëm të zgjedhin, pa imponimin e liderëve të partive ose funksionarëve më të lartë në listat zgjedhore”, deklaroi Sela.
Pikërisht kjo është zgjidhja më e mirë, sesa të bëhen bashkim të njësive të caktuara zgjedhore, sidomos midis njësisë zgjedhore numër pesë dhe gjashtë, ku më së shumti janë të dëmtuar shqiptarët, pasi që ka më shumë votues sesa në njësitë tjera zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu