Ziadin Sela: Qeveri e zgjeruar dhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela përmes një konference për media sot i është drejtuar opinionit pas vetos Bullgare dhe bllokimit të proçesit eurointegrues për Maqedonin e Veriut.

Sela: Sjellja e papërgjegjshme e Zoran Zaev bazuar në gënjeshtra dhe mashtrime ka rezultuar në një fiasko diplomatike me 6 refuzime të njëpasnjëshme nga Këshilli i BE-së për t’i dhënë Maqedonisë se Veriut një datë për bisedime për BE, si dhe dy veto nga Franca dhe Bullgaria. U bëj thirrje atyre që janë përgjegjës, dmth. Zaev, Dimitrov dhe Osmani të marrin përgjegjësinë dhe të japin dorëheqje.

Sela: Në vend të akuzave dhe fyerjeve, si liderë të partive politike tani duhet të ulemi së bashku për të rënë dakord për formimin e një qeverie teknike përgjegjëse për adresimin e bllokadës bullgare dhe të ndikimit të pandemisë Covid, si dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale gjatë vitit 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu