Ziadin Sela në debatin që u zhvillua sot mes kandidatëve për kryetarë të Komunës së Strugës me gazetaren Jeta Xhara, sqaroi para publikut për pengesat që kanë pasur nga pushteti qendror gjatë periudhës 4 vjeçare të menaxhimit me Komunën e Strugës.
Ai premtoi se kjo periudhë tashmë ka përfunduar sepse ai vetë është pjesë e pushtetit qendror dhe për Komunën e Strugës nuk do ketë më pengesa, duke u ndërlidhur edhe me temën e miratimit të Planit Gjeneral Urbanistik, i bllokuar për afro dy vite nga qeveria.
“Unë jam deputeti i 62-të i kësaj qeverie, prandaj mos keni dert për presion”- u shpreh Sela duke e vënë theksin tek presioni që ai do ta bëjë tek kjo qeveri për të mos penguar progresin e Strugës.