Me një mesazh urimi kryetari i Lëvizjes për Reforma-PDSH Ziadin Sela ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit. Më poshtë e keni të plotë mesazhin e kryetarit Sela:
Të nderuar qytetarë të besimit musliman !
Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes për Reforma-PDSH ju’a uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe , dashuri dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë përfaqëson respektin ndaj Zotit, ajo është më shumë se sa festë dhe sakrificë, është një moment bashkimi , solidariteti dhe dashurie ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit.
Edhe njëherë , Gëzuar festën e shenjtë të Kurban Bajramit!
Ziadin Sela