Ziadin Selën e pret një ditë e zënë, ja me kë do të takohet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për herë të parë pas sulmit në kuvend më 27 prill, sot do të dalë në konferencë për media. Konferenca do të mbahet në selin e LR-PDSH-së në Tetovë, ndërsa në të pritet të flasë në lidhje me atë që e ka parëjetuar në ditën e 27 prillit, si dhe rreth procesit të shërimit të tij, njofton InfoShqip

Përveç pres konferencës pritet që kreu i LR-PDSH-së të takohet edhe me mandatarin për forminin e qeverisë, Zoran Zaev.

Siç mëson InfoShqip, kërkesat dhe pritjet e LR-PDSH-së, janë që atyre t’u ndahen 2 ministri dhe 2 poste të zëvendësministrave. Ministria e shëndetësisë është njëra nga ministritë që përflitet .

Takimi i kreut të LSDM-së me Selën vjen pas takimit me Ali Ahmeti dhe pas takimeve të grupeve të punës mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa. Ende nuk dihet nëse deri tani konkretisht janë bërë “pazarllëqe”, por jozyrtarisht ka disa ministri të cilat tashmë u janë rezervuar personave të caktuar.

Dilema më me madhe për momentin është se a do të arrijë që Zaev ti marrë në qeverisje të dyja partitë, Besa dhe BDI, me Lëvizjen Besa që disa herë ka deklaruar se nuk do të hyjë në bashkëqeverisje me BDI.

Zaev sipas kushtetutës ka afat prej 20 ditëve që të dorëzojë në kuvend emrat e kabinetit të tij, mirëpo ai, në ditën kur e mori mandatin theksoi se do të formojë qeverinë brenda 10 ditëve./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu