Spekulimet rreth marrëdhënies së ish-Presidentit të SHBA, Barack Obama dhe bashkëshortes së tij, Michelle Obama janë ndezur pas pretendimeve të një eksperti të gjuhës së trupit se ka shenja tensioni mes çiftit.
Kjo analizë ka shfaqur shumë pikëpyetje nëse martesa e tyre 32-vjeçare po shkon drejt një divorci mes mungesës së tyre në ngjarjet kryesore publike.
Gjuha e trupit
Çifti Obama u fotografua duke dalë nga një restorant i profilit të lartë dhe eksperti James vuri në dukje se Barack dukej i largët, duke ecur pas Michelle në vend që të ishte pranë saj. Thuhet se të dy shmangën ndërveprimin mes tyre.
“Nuk kishte asnjë shenjë aktive të bashkimit. Ndërsa Michelle buzëqeshte para kamerave, Barack mbeti pas, duke u shfaqur i matur dhe serioz. Nuk kishte asnjë bisedë, gjë që ishte e zakonshme për një çift që përherë e tregonin lidhjen e tyre të fortë në publik”, tha James gjatë një interviste me “DailyMail”.
Thashethemet për mungesat publike
Spekulimet për një përçarje të mundshme midis çiftit u intensifikuan kur Michelle zgjodhi të mos merrte pjesë në dy ngjarje të rëndësishme.
Së pari, ajo anashkaloi shërbimin funeral të ish-presidentit Jimmy Carter, ku morën pjesë disa personalitete politike.
Së dyti, mungesa e saj në ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të Donald Trump u konfirmua nga zyra e Obamas.
“Konfirmohet se ish-Presidenti Barack Obama do të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm.”
Megjithatë, nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm. Vëzhguesit kanë vërejtur se daljeve të fundit publike të çiftit duket se i mungon shfaqja e zakonshme e dashurisë dhe solidaritetit, e cila është admiruar prej kohësh nga mbështetësit.
Ndarje apo thjesht spekulime?
Michelle dhe Barack Obama shpesh janë parë si mishërimi i një partneriteti të fortë dhe të dashur. Momentet e tyre të sinqerta, të shpërndara shpesh në mediat sociale ose në ngjarje publike, kanë vendosur prej kohësh një shembull të një marrëdhënieje moderne që balancon angazhimet personale dhe profesionale.
Megjithatë, analiza e ekspertit James për daljen e tyre në Dhjetor dhe gjithashtu mungesat e fundit të Michelle, i kanë shtuar “benzinë” thashethemeve për ndarje të çiftit. Në lidhje me spekulimet, as Barack dhe as Michelle Obama nuk kanë folur në publik duke preferuar që të mos bëjnë asnjë koment.