Një zjarr u fuqishëm ka shpërthyer sot në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, informon INA. Shuarja e tij ka ndodhur pas një ore pasi që kishin mbërritur ekipet e zjarrëfikësve.
MPB ka konfirmuar incidentin duke theksuar se nga zjarri janë djegur disa zyra, por deri tani si pasojë e instalimeve të vjetëruara elektrike. Zjarri ka kapluar ambientet në orën 8.10, ndërsa është fikur pas një ore. Disa nga portalet lokale kanë raportuar se nga flakët e zjarrit janë djegur edhe dosje të rëndësishme policore, pasi që është djegur Zyra për analitikë në katin e dytë të SPB në Kumanovë.
MPB theksoi se do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë rast, ku kanë nisur hetime intensive.