Zmadhohet numri i parregullsive zgjedhore

Parregullësi të ndryshme janë hasur sot në shumë vendvotime. Probleme me materialin zgjedhor, probleme të shkaktuara nga persona të paautorizuar, mosrespektim të procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga votuesit.

Drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov, kumtoi në konferencë për shtyp se ka mosrespektim të procedurës së votimit nga ana e këshilleve zgjedhore,

Në vendvotimin 0001 në komunën e Berovës, ku janë shqyer 5 fletëvotime së bashku me numrin serik, KZ ka bërë procesverbal për këtë dhe votimi ka vazhduar.

Në vendvotimin 2753 në komunën e Aerodromit, pothuajse 60 votuesve u janë dhënë fletëvotime së bashku me numrin serik.

Në komunën e Venicës, së paku 10 persona pasi që kanë votuar para kutive të votimit kanë hapur fletat e votimit për të parë se cilën fletë ku duhet ta vendosin, me ç’rast është mundur të shihet qartë se për kë kanë votuar.

Në Shuto Orizari, afër shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz Hamid” janë shpërndarë produkte ushqimore nga parti të ndryshme politike, në mënyrë shtesë është vërejtur ngjitje e materialit propagandues.

Janë vërejtur edhe raste të agjitmit. Në fshatin Greshinc të komunës së Kërcovës aktivist së bashku me 2-3 persona të pa autorizuar kanë agjituar para objektit ku është votuar. Rast të ngjajshëm ka pasur edhe në fshatin Debreshtë të Dollnenit, ku janë vërejtur persona të pautorizuar që qëndrojnë para vendvotimit, me ç’rast ka ndërhyrë policia dhe i ka larguar të njëjtit.

Në Prilep ka pasur përleshe verbale mes aktivistëve të partive politike. Përleshje ka pasur edhe në shkollën “Petar Zdravkovski-Penko”, ku 2 qytetarë janë përleshur mes veti, ndërsa të njejtit janë larguar nga policia. Ka pasur disa raste të fotografimit të votës, në të cilat raste, vota është shpallë e pavleshme ndërsa në këto raste është thirrur policia.

Në vendvotimin 1375 në komunën e Prilepit, një votues nuk ka mundur të votojë sepse në listën zgjedhore veç më ka pasur nënshkrim në vendin e tij, ku dikush gabimisht ka nënshkruar.

Në vendvotimet në SHF “Braqa Milladinovci” në komunën e Aerodromit ka probleme me funksionin e llambave UV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu