Meqenëse bregdetet e Shqipërisë janë destinacionet më të kërkuara nga turistët, duket se ka ende zona të pazbuluara nga turistët.
Në Shqipëri së fundi është zbuluar plazhi i virgjër dhe i panjohur në Fier.
Ky plazh ndodhet në Libofshë dhe shtrihet në një gjatësi bregdetare prej 8 km, i treti nga plazhet e Fierit për nga gjatësia, pas Darëzezës dhe Pishporos.
Është pjesë e detit Adriatik. Edhe ky plazh karakterizohet nga rëra e imët, e pasur me jod, me ujëra të pastra e të cekëta dhe frekuentohet vetëm nga banorët vendas. Ofron një larmi të madhe formash gjeomonumentesh: delta lumore, laguna dhe plazhe të vegjël, thuhet ne postimin e shpërndarë në rrjetet sociale.