Melania Trump tashmë është zonja e parë e shtetit amerikan, Kjo me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri Donald Trump, shkruan Kosovarja.
Mirëpo, para se ta mbajë fjalimin e saj mbrëmë, duke e përshëndetur masën, ajo ngriti 2 gishtërinjë, por që në një faqe serbe asaj ia kishin përpunuar një moment kur ngriti gishtat.
Kjo që sipas tyre,ajo ka dashur ta kujtojë vendlindjen e saj, Slloveninë, mirëpo të gjithë e dimë domethënien e këtij simboli, sidomos i përdorur kundër shqiptarëve nga serbët në kohën më të tmerrshme, e që vazhdojnë edhe sot me këtë simbol provokues nëpër takimet siç është futbolli etj. Por që nga fillimi i fjalimit mund të shihet se ajo ka ngritur vetëm dy gishtërinjë, që në Amerikë dhe në botë nënkupton simbolin e paqes.