Zotëri Ali Ahmeti, më mirë i copëtuar e i ndarë, sesa i nënçmuar dhe kokëçarë

Sulejman Mehazi

Përshëndetje të sinqerta i nderuar kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, zotëri Ali Ahmeti! Pikësëpari, nuk dua që të keqkuptohemi nga ju dhe nga partia që e udhëheqni, BDI.

Mos na konsideroni si dashakeqës e armiqësorë, po si miq e dashamirë të popullit tuaj e tonë, jemi të një gjaku e një gjuhe, kemi të njëjtat brenga së bashku, po megjithatë peshën e brengës e keni ju, duke na premtuar, se të gjitha të mirat e shqiptarëve të Maqedonisë do ua bini e jepni ju dhe partia e BDI-së. Pra, zotëri Ali Ahmeti ne aspak s’jemi fajtorë pēr këtë haos, për shkak se ju vet i keni dalë zot kësaj pune prej vitit 2001 e deri më sot. Po aq t’u është dhimbsē ky shteti i Maqedonisë sa që s’ke dashur ta copëtosh e ta ndashë, leni ju lutem këto llafe të kota, pse s’bëheni të sinqertë të BDI-së e të thoni se paskërkemi gabuar që ua kemi rruajtur shtetin këtyre maqedonasve. A nuk vëreni se ata aspak nuk duan të jetojnë sëbashku me ne, a nuk shihni, dëgjoni se çfarë na bëjnë, sa na ofendojnë e nuk na marrin në dorë, na konsiderojnë “indijanci, shiptarana”; dy gjëra ka këtu, ose shtirreni ose ju vjen mirë, ose…??? Kur Gruevskat-Mihajllkovat-Jankullovskat nuk duan të jetojnë me ne, a patjetër ne të jetojmë me ata? Thoni se marrëveshja e Ohrid e ruajti copëtimin dhe ndarjen, ama fjalë të mëdhaja keni thënë, keni mbrojtur Maqedoninë e maqedonasve nga copëtimi dhe ndarja, tamam, duke ia ruajtur Gruevskit, Maqedoninë, jeni ndarë, vrarë e copëtuar vet në disa tabore: njëri i Aliut e tjetri i Ostrenit, njëri me popullim, e tjetri me qeverinë maqedonase, njëri tabor me bashkëpunëtorët e tu të gjallë e tjetri me bashkëluftëtarët e tu të vdekur, njëri tabor i Shkupit me shqiptarë të varfër e të përmbysur, tjetri me maqedonas të pasur e të lumtur…. O Zotëri Ali Ahmeti, me siguri e keni ndēgjuar thënien popullore që e thoshte shpesh dhe babai im i ndjer: ”Më mirë i ndarë, sesa kokëçarë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu