Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terroristnë njërin nga lokalet e Stambollit ku mbetën të vrarë të paktën 39 persona.
Ajo i ka ofruar ndihmën e BE-së, shtetit të Turqisë.
Mogherini në një postim në Twitter, ka thënë se BE do të punojë për parandalim e tragjedive të tilla.
“Viti 2017 filloi me një sulm terrorist në Stamboll”, ka shkruar ajo në Twitter.
“ Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi”, ka shkruar ajo./Express