Një makinë policie ka bllokuar hyrjen kryesore të Këshillit të Prokurorëve Publikë në momentin që prokurori i përgjithshëm Marko Zvrlevski po futej në këtë institucion me një tjetër automjet të policisë. E gjitha kjo skenë është bërë për të shmangur kamerat dhe gazetarët që prisnin jashtë objektit, njofton InfoShqip.
Prokurori i Përgjithshëm Marko Zvërlevski, ndaj të cilit ka nisur një procedurë për shkarkimin tij, u paraqit mëngjesin e sotëm në Këshillin e Prokurorëve, por nuk dihet nëse i njëjti institucion do të marrë një vendim të tillë sot, sepse vet Zvërlevski është edhe antar këshilli prandaj nuk dihet nëse një gjë e tillë është futur në rend dite apo jo.
Ndryshe, kryetari i këshillit gjyqsor Petar Aneski ka njoftur se në këshillin e tij nuk ka arritur asnjë propozim për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvrlevski. Ai nuk deshti të komentojë nëse do të reagojnë pozitivisht apo negativisht në lidhje me këtë propozim, përderisa nuk e shohin se qka përmban kërkesa./InfoShqip.com