Njësitet e policisë kufitare të Kantonit Basel kanë arrestuar një shtetas të Kosovës për shkak të trafikimit të paligjshëm të cigareve të cilat ai kishte importuar nga Kosova.
Sipas të dhënave të policisë, kosovari kishte kaluar pushimet në vendlindje dhe me rikthimin e tij në Zvicër ku jeton dhe punon kishte sjellur me vehte shumën e lartëshënuar të cigareve.
Njësitet policore në Como-Chiasso ( kufiri Itali-Zvicër) kishin hetuar kosovarin se ai ka cigare kontrabandë me vehte, por për shkaqe të sigurisë atra nuk e kishin bllokuar nnë këtë kufi por që përmes telefonit të tij policia ndiqte qdo hap të tij.
Me ardhjen e tij në kantonin Luzern, njësiti special i policisë kufitare kishte arrestuar atë. Cigaret u gjetën në kajakun që e kishte në rimorkio, edhe ate mbi 1940 pako, që ishin fshehur në pjesë speciale. Poashtu ai me vehte kishte edhe 3 kompjuterë të vjetër ku mbrendësia e tyre ishte e përmbushur me pako të cigareve, ashtu që gjithsejt janë gjetur 2420 pako. Policia ka konfiskuar cigaret si dhe veturën me të cilën ai transportonte mallin. 15.000 Franga zvicërane është dëmi i taksave shtetërore me këtë import. Gjykata spjegon se kosovari do të regjistrohet në listën e zezë si një kontrabandues, pa shansë për tu larguar ndonjëherë nga kjo listë.