Zvicra e shqiptarëve e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën kualifikuese për Botërorin ‘Rusi 2018’, duke mposhtur 2:0 kampionin e Evropës, Portugalinë
Kampionia e Evropës, Portugalia, ka dështuar në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin ‘Rusi 2018’, duke u mposhtur 2:0 nga Zvicra.
Portugalia hyri në këtë ndeshje pa kapitenin Cristiano Ronaldo, i cili nuk është rikthyer ende nga lëndimi që ka pësuar më 10 korrik në finalen e Euro 2016.
Mungesa e CR7 u vërejt shumë në këtë ndeshje, këtë e tregon më së miri rezultati përfundimtar i kësaj sfidoje.
Golat për Zvicrën e shqiptarëve i shënuan Breel Embolo dhe Admir Mehmedi. Të dy realizuan në pjesën e parë.
Ndeshja tjetër në Grupin B u zhvillua mes Ishujve Faroe dhe Hungarisë, e cila përfundoi 0:0.