Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka shpallur listen e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Shqipëria do të përballet me Lihtenshtenjin dhe Spanjën më 6 tetor dhe tri ditë më vonë me spanjollët.
Në listën e publikuar nga De Biasi janë tre emra të rinj, të cilët vijnë nga Kosova.
Liridon Latifi nga Skënderbeu, Eros Grezda nga Llokomotiva e Zagrebit dhe Azdren Llullaku nga Gaz Metan.
Ndërkohë portieri i Lazios, Thomas Strakosha nuk është grumbulluar për këtë ndeshje.
Jashtë listës ka mbetur edhe ylli kosovar Shkëlzen Gashi, ndërsa në vend të tij është ftuar Rey Manaj.
Portierë; Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës; Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Federik Veseli
Mesfushorë; Ledian Memushaj, Ergys Kace, Andi Lila, Liridon Latifi, Migjen Basha, Eros Grezda, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Jahmir Hyka, Taulant Xhaka, Amir Abrashi,
Sulmues; Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Azdren Llullaku, Rey Manaj.