ZYRTARE/ De Biazi sot jep dorëheqjen nga kombëtarja

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.

Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

Fjala e lamtumires së De Biasit:

“Sot largohem nga drejtimi i kombëtares duke mos patur nje ekip per te cilin te punoj.

Kam punuar gjithmonë me pasion të madh, entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe atyre të shpërndarë anembanë botës.

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’iu transferuar djemve një mentalitet të ri, mentalitetin fitues, angazhimi i vazhdueshëm me ju gazetarët, mediat për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e besdisshme.

Dëshiroj të theksoj se që nga sot largohem nga drejtimi i skuadrës përfaqësuese të futbollit duke mos pasur një ekip në të cilin punoj aktualisht, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të objektivave, por organizimit dhe të vetë lojtarëve.

Cikli im si trajner ka përfunduar.”/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu