Prokuroria Themelore Publike njofton se deri në këtë moment janë identifikuar dy persona të involvuar në sulmin e deputetit Ziadin Sela, gjatë ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, njofton agjencia e lajmeve INA.
Nga të argumentet e grumbulluara deri më tani vlerësohet se egziston dyshimi i bazuar se këta dy persona, së bashku me persona tjerë, të cilët akoma nuk janë identifikuar, ka kryer veprën Vrasje nga neni 123 paragrafi 1, lidhur me nenin 22 dhe nenin 19 të Kodit Penal të Maqedonisë. (INA)