Kryetari i LR PDSH-së, Zijadin Sela para dy javëve tha se do të formojë shtet paralel shqiptar në rast se maqedonasit nuk e pranojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët.
Mjaftë u mashtruam për 25 vite me radhë, tani më ka ardhur moment që brenda 100 ditëve të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe. Nëse nuk arrihet kjo, do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, të ndërtojmë shtetin paralel, sepse më nuk kemi kohë për të pritur”, është shprehur Ziadin Sela.
Mirëpo tani ndodh një paradoks, sepse jo maqedonasit, por ministri i partisë së Selës, Arben Taravari, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk do të zyrtarizohet, me çka funksionarët e LR PDSH-së jo vetëm që po heqin dorë nga kërkesat e shqiptarëve, por edhe po bëhen zëdhënës të BDI-së duke arsyetuar tërheqjen nga këto kërkesa. Prandaj pa kësaj deklarate të Taravarit, parashtrohet pyetja se a do të formojë Sela shtetin paralel, apo ky ka qenë vetëm një manipulim, në radhën e shumë manipulimeve që bën Sela në stilin e Ali Ahmetit e Artan Grubit. Poashtu parashtrohet pyetja nëse Sela e formon shtetin paralel, ku do të mbetet ministër Taravari? A do të mbetet ministër në qeverinë e maqedonasve, apo në qeverinë e shqiptarëve?
Me nje Lule nuk cel Pranvera, Me Zijadin Sela duhet krejt Partit Shqiptare me u solidarizu me ket Patriot Shqiptar qe te behet nje veper pozitive per legalizimin e gjuhes Shqipe per te mbijetue si Kombe Shqiptar me gjuhen Shqipte ne Maqedoni.