​Skandal: Anëtarë të LSDM-së dërgohen si kuvendarë në LR-PDSH

Një skandal i rëndë ka goditur LR-PDSH-në e Ziadin Selës, ndërsa ka ngritur shumë zhurmë edhe në Kuvendit e djeshëm qendror. Një nga kuvendarët nga dega e Tetovës në paraqitjen e tij para të pranishmëve ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në mbledhjen e fundit të Kuvendit të degës së Tetovës ku është rizgjedhur edhe kryetari i degës. Në këtë mbledhje një nga kuvendarët e degës ka qenë edhe babai i ministrit të LSDM-së për diasporë, Edmond Ademit. Ai është deleguar si kuvendar nga nënkryetari i partisë, Agon Ferati, i cili sipas burimeve brenda kësaj partie nuk ka pasur delegat të mjaftueshëm nga nëndega e tij dhe për të plotësuar numrin ka deleguar njerëz nga nëndega tjetër Teteks1 dhe në mesin e tyre ka qenë edhe babai i Edmond Ademit, funksionar i LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu