Partitë politike tashmë janë duke diskutuar krahas programit zgjedhor dhe harmonizimin e tyre edhe emrat e mundëshëm në dikasteret të cilat do të drejtojnë.
Pasiqë me të madhe përflitet që koalicioni qeveritare do të përbëhet nga LSDM, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH, Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson emrat e atyre që diskutohen për t’u ulur në postin e ministrit. Lideri i LSDM Zaev gjatë fushatës kishte deklaruar që qeveria e re nuk do të ketë ministra pa protofol, kështu që kabineti qeveritarë do të përbëhet nga kryeministri, 4 zv.kryeministra dhe 16 ministra.
Sipas burimeve jozyrtare edhe pse emrat do të ndryshojnë secilën ditë deri në marrëveshjen finale, procesin e eurointegrimeve do të drejtojë edhe më tej BDI-ja ndërsa në këtë post pritet të ulet Arbër Ademi, ndërsa do të merr edhe MPB që emër më i përfolur është Blerim Bexheti kurse në dikasterin e drejtësisë përflitet emri i Faton Ahmetit si kuadër nga Tetova.
Ja kabineti i mundëshëm qeveritarë që po diskutohet:
Kryeministër Naser Ziberi, Zv.kryeministër Carovska, Kasami dhe Thaçi, Zv.kryeministër eurointegrime Arbër Ademi.
Ministër i punëve të jashtme Edmond Ademi ,Ministër i brendshem Blerim Bexheti ,Ministër i drejtësisë Faton Ahmeti ,Ministër i financave Fatmir Bytyqi ,Ministër i ekonomisë Naser Nuredini
Ministër i transportit Kreshnik Bekteshi ,Ministër i mbrojtjes Dragan Nikoliq.